Kundërshtari i parë i Sloga Jugomagnatit  në kupat europiane mundi Partizanin në Turqi

Partizani nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv as në miqësoren e dytë që ka zhvilluar në tokën turke. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin 0:2 nga skuadra hungareze e Honved, aty ku kanë mjaftuar dy gola, nga një për secilën pjesë.

Gjeneratat më të vjetra, e sidomos ata që bënin tifo për klubin e Sloga Jugomagnatit, aktualisht FC Shkupit, e mbajnë mend shumë mirë se pikërisht Kishpeshd Honved ishte kundërshtari i parë i “bardhekaltërve” nga Çairi në kupat europiane.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Ndryshe golat për skuadrën hungareze ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë i realizuan Lanzafame (36’) dhe Cipf (62’). Te skuadra hungareze në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti kumanovar, Naser Aliji, i cili më pas u zëvendësua pikërisht nga autori i golit të parë, Lanzafame, ndërsa te Partizani titullarë ishte strugani, Egzon Belica, një ndër futbollistët më të mirë te skuadra shqiptare.

Kujtojmë në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në tokën turke, Partizani ishte mundur minimalisht 1:0 nga skuadra e njohur turke e Trabzonspor.

Leave a Reply