Pas fillimit të fazës përgatitore, skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ferizaj tashmë ka filluar edhe planin e operacionit ‘fshesa’. Drejtuesit e klubit tashmë kanë bërë listën e futbollistëve të cilët do të largohen nga skuadra. Sipas asaj që raporton gazeta “SHESHI”, pjesë e skuadrës nga Ferizaji në stinorin pranveror nuk do të jenë Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga futbollistët të cilët kanë kërkuar arsye për këtë vendim edhe ndoshta të vonuar të drejtuesve të klubit, kur kanë mbetur më pak se gjysmë muaji deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit.
Ndryshe, Ferizaji i Bekim Isufit të mërkurën (15 janar) mposhti ekipin e Renovës në një ndeshje miqësore me rezultat 4:0.