E bujshme, Juventusi transferon sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, më saktësisht nga “Sky Sport”, të cilët njoftojnë se sulmuesi shqiptarë, Xhakomo Vrioni do të bashkohet me Juventusin, përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi i shpresave të kombëtares shqiptare, i cili madje ka debutuar edhe me ekipin e parë “kuqezi”, ka rënë në syrin e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, të cilët thuhet se kanë arritur marrëveshje me Sampdorian për blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari Vrioni pjesë e skuadrës nga Xhenoa është që nga moshat e reja, mirëpo në asnjë rast nuk ka arritur të debutojë me këtë skuadër në “Serie A”. Ai numëron 47 ndeshje dhe 16 gola të shënuar me ekipin e të rinjëve të Sampdorias, nga e cila skuadër viteve të fundit vazhdimisht huazohet te skuadrat e ligave më të ulëta.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Ai së fundmi ishte pjesë e Çitadellas, për të cilën gjatë stinorit vjeshtorë regjistroi 5 ndeshje, ndërsa gjithashtu në formë huazimi kishte luajtur edhe me Pistoeze dhe Venecia.

Në rast transferimi, Vrioni fillimisht do të aktivizohej me Juventusin U23, ku natyrisht do të ishte nën vëzhgim nga ekipi i parë duke ditur moshën e tij duke qenë se është 21-vjeç dhe në Itali shihet si një talent premtues.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Vrioni me fanellën e Juventusit pritet të prezantohet gjatë kësaj fundjave.

 

Leave a Reply