Bujamin Asani shënon në fitoren e Ferizajit ndaj Renovës

Të mërkurën Renova udhëtoi për në Kosovë për të zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të stinorit pranveror, ndërsa për kundërshtarë pati ekipin e Ferizajit, pjesë e së cilës është edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Bujamin Asani, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht Asani doli të jetë njëri prej golashënuesve për ekipin kosovar, që në fund shënoi fitore bindëse 4:0.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Përveç shkupjanit, Asani, në këtë ndeshje për Ferizajin shënuan edhe Shala, Gashi dhe Ramadani.

Bujar Islami i Renovës në këtë ndeshje ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve që kishte në disponim, njëjta sikurse edhe homologu i tij, Bekim Isufi.

Ndeshjen e rradhës miqësore, Renova do ta zhvillojë me 18 janar kundër Gostivarit në Gostivar.

Leave a Reply