Shqipëria U16 mundi moshatarët e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U16, që udhëhiqet nga Dragan Kanatllarovski ka pësuar disfatë minimale 1:0 në turneun e përvitshëm miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup”, që zhvillohet në Kushadasi të Turqisë.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin kombëtarë të Shqipërisë, që udhëhiqet nga Elvin Beqiri e realizoi Melsi Çereni në minutën e 80-të.

Për të dyja kombëtaret ishte kjo ndeshja e parë në këtë turne, ndërsa me 17 janar, Maqedonia e Veriut do të përballet me Korenë e Jugut, teksa Shqipëria do të luaj me Ukrainën, dy kombëtare tjera këto që janë pjesë e grupit “B”.

FORMACIONET:
Maqedonia e Veriut: Тasev, Janevski, Zeqiri, Buçi, Angellov, Elezi, Stojanovski, Hamza, Guxhufi, Ristov dhe Mat. Sofijanovski.
Bankina rezervë: Vasilev, Pavleski, Gjorgjiev, Stoilov, Mitev, Ljushev, Mar. Sofijanovski, Talevski, Popovski dhe Ibraimi.
Shqipëria: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori.
Bankina rezervë: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Leave a Reply