Renova gjatë ditës së sotme zhvilloi miqësoren e parë në Kosovë ndaj Ferizajit, ndërsa bashkë me skuadrën siç mëson “infOSport.mk”, drejt Tetovës ka udhëtuar edhe mesfushori kosovar, Alush Gavazaj.
Mesfushori difenziv te skuadra nga Xhepçishti vjen nga rradhët e Vushtrrisë, për të cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 9 ndeshje.
I njëjti te Renova pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme, ndërsa bëhet përforcimi i dytë pas Xhelil Abdullahut, i cili gjithashtu erdhi nga futbolli kosovar, nga rradhët e Llapit.
Gavazaj edhe pse 24-vjeçar, ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrës kampione të Kosovës Feronikelit, ndërsa në Kosovë gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Lirisë nga Prizreni.
Ndryshe karrierën e tij Gavazaj e nisi në Shqipëri, te Shkëndija, për të vijuar më pas edhe me skuadrat si KF Tirana, Bylisi, Tërbuni dhe Korabi nga Peshkopia.