Akademia Pandev gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka prezantuar mesfushorin e njohur nga vendi, Bojan Najdenov, njofton “infOSport.mk”. Palët parimisht kishin arritur marrëveshje që ditë më parë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme u bë prezantimi i 28-vjeçarit, i cili me Akademia Pandevin, ashtu siç ju kemi njoftuar me datë 6 janar, do të firmos kontratë deri në fund të këtij edicioni.
Për herë të fundit Najdenov në futbollin vendor luajti në vitin 2017-të, kur ishte pjesë e Rabotniçkit, nga e cila skuadër gjatë muajit gusht u transferua në Egjipt te skuadra e Smouha, që më pas të ketë një aventurë të shkurtër edhe në futbolli iranian, duke qenë pjesë e ekipit të Esteghlal FC, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Laçit nga Superliga shqiptare.
Ndryshe në Maqedoni, përveç me Rabotniçkin, Najdenov kishte luajtur edhe me Kozhuvin dhe Horizont Turnovën.