Kupa e Maqedonisë, caktohen ndeshjet e 1/8 së finales në futsal

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi dhe njëherit fitues i Kupës së Maqedonisë, Futsal Shkupi në këtë fazë do të përballet me Ovçe Polen, Juventus Serava për kundërshtarë do të ketë KMF Kratovo, ndërsa ekipi i Karadakut do të luaj kundër Velesit.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Goglat deshën që ekipi tjetër shqiptarë i Arben Bajramit të përballet me Crna Rekën, skuadra finaliste e edicionit të kaluar, Zhelezareci për kundërshtarë do të ketë ekipin e Lozar D.K, derisa Bixho Kumanovo do të ketë përballë ekipin e Klimi Mk.

Në dy përballjet e fundit do të luajnë Mobi Veles – Mal Ajaks dhe KMF Proekt – Astibo.

Ndeshjet e kësaj faze në program janë me 3 dhe 4 shkurt, një javë para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit në elitën e futsalit vendor.

Ndeshjet e 1/8 së finales

KMF Lozar D.K Zhelezareci
Kegi Mobi Veles Mal Ajaks
KMF Klimi Mk Bixho Kumanovo
KMF Kratovo Juventus Serava
Crna Reka Arben Bajrami
Futsal Shkupi Ovçe Pole
Karadaku Veles
KMF Proekt Astibo

Leave a Reply