Ndeshje spektakolare, super atmosferë dhe super gola. Kështu mund të përshkruhen dy ndeshjet gjysmëfinale të turneut në futsal “Juventus Serava”, që erdhi në fundin e saj, njofton “infOSport.mk”.
Në finalen e madhe të edicionit të dytë do të përballen fituesi në fuqi, Dëshmori Arben Bajrami dhe Dëshmori Remzi Osmani, skuadra këto që dolën fitues përballë skuadrave kundërshtare.
Remzi Osmani në gjysmëfinalen e parë mundi ekipin e Dream Team me rezultatin 3:2, ndërkohë Arben Bajrami në gjysmëfinalen e dytë mundi ekipin e Restoran Fontana me rezultatin 4:2.
Finalja e madhe në program është nesër me fillim në ora 20:30 dhe e njëjta do të zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava.