Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme zhvilloi miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i skuadrës strugane, ishte Vllaznia e Shkodrës, ndeshje kjo që u zhvillua në Ohër. Në këtë ndeshje, në të cilën trajneri Jeton Beqiri ju dha mundësinë plotë 24 futbollistëve, ishte Vllaznia ajo që shënoi fitore 2:0.
Kjo ndeshje me siguri se i nevojitej skuadrës strugane, e cila tashmë disa ditë ka nisur fazën e parë të përgatitjeve, e ku më shumë akcent i vihet përgatitjes fizike të futbollistëve, të cilët nga dita në ditë po lirohen nga gërçi, me shpresë se pikërisht në fazën finale, atë të përgatitjeve në Turqi do të jenë në nivelin e duhur.
Mirëpo paraprakisht, drejtuesit e Struga Trim Lum, kanë caktuar edhe një miqësore tjetër, atë të 18 janarit kundër Korabit nga Peshkopia, që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë.
Vetëm 3 ditë më pas, ekspedita e Struga Trim Lum do të udhëtojë drejt Turqisë, ku do të qëndrojë deri me 5 shkurt për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve, ku kanë paraparë të zhvillojnë të paktën edhe 4 ndeshje të tjera miqësore.