Futbollisti shqiptarë, Xherdan Shaqiri, ishte shumë afër kalimit te Roma gjatë këtij afati kalimtarë të janarit. Një gjë të tillë bëri të ditur Gianluca Di Marzio në emisionin e tij, duke zbuluar edhe disa detaje të tjera interesante.
Roma kishte kërkuar shërbimet e Shaqirit në formë huazimi për gjashtë muaj, mirëpo një gjë e tillë kishte ndodhur para se Roma dhe Interi të dakordoheshin për shkëmbimin Spinacola-Politano, që erdhi si pasojë e dëmtimit të Nikolo Zaniolos.
Kësisoj Xherdan Shaqiri me shumë gjasa do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Premierligën angleze me skuadrën e Liverpullit, së paku deri në fund të sezonit.
Shaqiri pjesë e kampionëve të Botës dhe Europës është nga vera e vitit 2018-të.