Kupa e Spanjës, kundërshtarë të lehtë për Barçën, Realin dhe Atl.Madrid, jo edhe për Levanten e Bardhit

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të tretë në kuadër të Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Tre skuadrat e para në tabelë, Barcelona, Reali i Madridit dhe Atletiko Madridi kanë hasur në kundërshtarë të lehtë, ndërsa të njëjtin fat pati edhe fituesi aktual i Kupës, Valencia.

Kështu Barcelona do të luaj ndaj Ibiza, Reali i Madridit kundër Unionistas Salamanca, Atletiko Madridit përballë Cultural Leonesa, derisa Valencia për kundërshtarë do të ketë ekipin e Logrones.

Mirëpo në këtë short Levante e Enis Bardhit nuk pati aspak fat, pasi goglat përballë tyre vunë ekipin e Seviljës, një pretendent tjetër serioz për të fituar trofeun këtë edicion.

Një ndeshje tjetër mjaft interesante që tërheq vëmendjen e raundit të tretë të garave në kuadër të Kupës së Spanjës, është edhe ajo ndërmjet Real Sociedadit të Adnan Januzajt dhe Espanjollit.

Këto ndeshje në program janë me datë 22 janar.

Kupa e Spanjës, raundi i tretë
Ibiza vs Barcelona
Logroñes vs Valencia
Cultural Leonesa vs Atlético Madrid
Unionistas Salamanca vs Real Madrid
Ebro vs Leganés
Badajoz vs Eibar
Badalona vs Granada
Receativo Huelva vs Osasuna
Rayo Vallecano vs Real Betis
Mirandés vs Celta Vigo
Tenerife vs Real Valladolid
Girona vs Villarreal
Elche vs Athletic Bilbao
Real Zaragoza vs Real Mallorca
Sevilla vs Levante
Real Sociedad vs Espanyol

Leave a Reply