I zotuar se do të punojë në mënyrën më të ndershme dhe se do të luftojë çdo dukuri negative apo vepër kriminale në futbollin tonë në momentet që mori besimin për të drejtuar shtëpinë e futbollit vendor, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini shumë shpejt ka kaluar në vepra.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka paraqitur në autoritet përkatëse tashmë ish-përgjegjësen e sektorit të finansave në FFM, Olgica Mlladenovska me akuzë të argumentuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe “vjedhje” të mjeteve të konsiderueshme finansiare.
Ka qenë vetë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini që dyshimet paraprake i ka shuar me 10 tetor kur edhe me fakte ka vërtetuar veprën kriminale të OlgicaMlladenovskes për ta paraqitur më pas të njejten në autoritetet përgjegjëse.
Sejdini ka folur publikisht për rastin në fjalë, për të cilin i ka njoftuar edhe autoritetet ndërkombëtare të futbollit, FIFA-n dhe UEFA-në.
“Është e saktë që kundër ish-përgjegjëses së finansave kam ngritur padi penale me akuzë të argumentuar për keqpërdorim të detyrës. Sigurisht se në interes të hetimit nuk dua të zbulojë detaje, tani çështja është në duart e autoriteteve kompetente të shtetit. Unë si i pari i FFM-së, dua të theksoj se një kohë të gjatë dyshoja mbi personin në fjalë për keqpërdorime të detyrës, por me 10 tetor të vitit të kaluar e konfirmova edhe personalisht dhe të njejtën e paraqita në prokurori. Tani i gjithë rasti është në duart e tyre. Shuma qe ka keqperodorur nuk është e vogël, por as nuk mund ta them publikisht. Unë gjithashtu për rastin në fjalë kam njoftuar edhe Infantinon dhe Çeferinin. Unë mendoj që këto keqpërdorime i ka bërë një kohë të gjatë edhe me presidentet para meje që kanë qenë në krye të FFM-së. Jam betuar se do të punojë në mënyrë të drejtë dhe transparentë ndaj secilit. Ne e bëmë detyrën tonë, tashmë çështja nuk na takon neve”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.