Skuadra e FC Shkupit po vazhdon fazën e përgatitjeve dimërore në Shkup, ndërsa tani më kryesia e klubit ka menduar edhe për ndeshjet e para miqësore.
Kundërshtarë të ekipit “bardhekaltër” nga Çairi janë dy skuadra nga IPKO Superliga e Kosovës.
Fillimisht të enjten me 16 janar në Shkup mysafire do të jetë skuadra e Falmurtarit të Prishtinës. Ndeshja do të luhet në stadiumin ndihmës të Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në orën 13:00, ndërsa vetëm 3 ditë më pas po në stadiumin pranë FFM-së, të përzgjedhurit e Qatip Osmanit do të përballen me Dritën e Gjilanit, që udhëhiqet nga ish futbollisti dhe trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.
Pas këtyre dy miqësoreve ekipi do të bëhet gati për nisjen në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë nga 22 janari deri me 6 shkurt dhe do të zhvillojnë së paku katër ndeshje kontrolluese.