Shkëndija dhe Vardari janë dy skuadrat më të mira viteve të fundit në futbollin vendor. Dy skuadra këto “kuqezi” që në 5 vitet e fundit nuk kanë lëshuar nga duart e tyre titujt kampion, ndërsa bashkë me shumë gjasa do të diskutojnë edhe këtë vit për trofeun e më të mirit në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Vardari në këto 5 vite të fundit ka fituar 3 tituj, teksa Shkëndija dy të fundit, ku shihet një dominim absolut i skuadrës tetovare.
Megjithatë tashmë kur në krye të skuadrës kampione në fuqi nuk qëndron arkitekti i titujve, Qatip Osmani, punët janë disi më të vështira, kjo pasi nëse flasim për sezonin aktual, është Vardari që u shpall kampion vjeshtorë, edhe atë me 8 pikë dallim.
Mirëpo kur jemi tek golat, Shkëndija është skuadra që edhe në gjysëmsezon ka të shënuar më shumë gola se Vardari, njëjtë sikurse edhe në 5 sezonet e fundit.
Në 18 ndeshje të këtij edicioni, Shkëndija ka shënuar 30 gola, dy më shumë se lideri Vardari, ndërsa në 5 edicionet e fundit “kuqezinjtë” nga Tetova kanë shënuar 363 gola, kundrejt 278 golave të Vardarit.
Më poshtë përmes tabelës mund të shihni edhe golat e shënuar dhe të pranuar veç e veç për çdo sezon nga ana e dy skuadrave më të mira viteve të fundit në futbollin vendor.
SHKËNDIJA apo VARDARI?Ende keni dilema se kush ka shënuar më shumë gola në 5 edicionet e fundit në LPFMV?"infOSport.mk" ju shuan gjitha dilemat përmes statistikave të bëra më poshtë…..⬇️⬇️⬇️
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 14 януари 2020 г.