Ylli i ri i Romës, Nikola Zaniolo do të humbas të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, pasi dëmtoi rëndë ligamentet e këmbës së djathtë në disfatën 1:2 të skuadrës së tij përballë Juventusit, shkruan “infOSport.mk”.
Italiani u dëmtua në minutën e 34-të, duke lëshuar me ndihmën e barrelës fushën e stadiumit në “Olimpiko” dhe me lot në sy.
Zaniolo menjëherë ishte dërguar në spital, ku mjekët bënë ekzaminimet e duhura. Rezultatet konfirmuan se italiani kishte këputur ligamentet, ndërsa përveç kësaj kishte dëmtuar edhe meniskun.
Pas përfundimit të kontrolleve nëna e tij e kishte marrë atë në shtëpi, ndërsa gjatë ditës së sotme ai do ti nënshtohet operacionit.
Pritet që rikuperimi i tij të zgjatë për plotë 6 muaj.