Futbollisti Eric Birighitti ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Australi, derisa është mbytur teksa ishte duke notuar në oqean dhe më pas u sulmua nga peshkaqenët.
Birighitti ishte duke notuar me miqtë e tij në brigjet e “Twilight” më 2 janar, që ishte edhe dita e fundit e jetës së tij.
Sipas dëshmisë së miqve të tij, 21-vjeçari u tërhoq nga rryma dhe u mbyt dhe më pas u sulmua nga disa peshkaqenë.
Gjithashtu ata në dëshminë e tyre thonë se e kishin të pamundur të bënin diçka, në mënyrë që t’i vinin në ndihmë shokut të tyre.
Birinxhiti në karrierën e tij si futbollist, kishte fituar një kampionat për të rinj në SHBA, me fanellën e Casting Broncos. (Zëri)