Të rinjët janë ardhmëria e klubit, ndërsa këtë më së miri po e çmon Makedonija Gj.P, drejtuesit e së cilës skuadër vazhdojnë të ju japin hapësira atyre edhe në ekipin e parë, shkruan “infOSport.mk”.
Kështu pas Emin Seferit dhe Arbi Vosës, që u inkudruan në ekipin e parë që para fillimit të sezonit aktual, futbollisti i rradhës që i bashkohet ekipit “A” nga shkolla e ekipit nga Gjorçe Petrovi, është Filip Aleksovski.
Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë profesinale me ekipin e Makedonija Gj.P., ndërsa shpreson të paktën të ketë fatin e dy bashkëlojtarëve të ri, Seferit dhe Vosës, të cilët gjatë stinorit vjeshtorë patën një minutazhë të konsiderueshme.
Ndryshe Filipi 19-vjeçar rrjedhe nga një familje sportive, duke pasur parasysh se është vëllai më i vogël i portierit të FC Shkupit, Igor Aleksovski.
Kujtojmë që Makedonija Gj.P, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të me 26 pikë, gjatë kësaj merkatoje ka angazhuar edhe bullgarin Martin Kovaçev si dhe Filip Petrovin.