Në pritje të përforcimeve të reja, Gostivari ka caktuar 3 miqësoret e para në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë ekipi i trajnerit Biroll Topçiu do ta zhvillojë kundër Renovës me 18 janar, me 30 janar kundërshtarë i Gostivarit do të jetë ekipi i Skopjes, ndërkohë gjeneralen kjo skuadër e ka paraparë ta zhvillojë me 22 shkurt kundër Tikveshit.
Gjithashtu një termin tjetër në të cilin kanë paraparë zhvillimin e një takimi miqësorë, është 22 janari, për të cilën datë janë duke kërkuar një kundërshtarë.
Kujtojmë Gostivari tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ku ka prezantuar edhe 5 përforcimet e reja, Musli Lika, Xhemal Esati (FC Shkupi – huazim), Ensar Luma, Besar Rexhepi (Shkëndija – huazim) dhe Hasip Loki (Drita), ndërsa gjatë ditës së sotme ata kanë paralajmëruar edhe një përforcim tjetër, për të cilin do ju informojmë me kohë.