Gjesti primitiv i Gjokoviq! Pas fitores ndaj Spanjës këndon këngë nacionaliste për Kosovën

Pas triumfit ndaj ekipit të Spanjës në finale, përmes vidove live në rrjetet sociale, tenisti me famë botërore Novak Gjokoviq dhe pjesëtarët tjerë të ekipit kanë festuar me këngë nacionaliste për Kosovën.

Në mes të festës dëgjohej edhe një këngë për betejën e Kosovës e që ndër tjerash në tekst ka edhe fjalinë se “ngado që shkoj, ty të kthehem, thuajse dikush ma merr Kosovën prej shpirtit tim”.

Ata kënduan këngën e “Vidovdanit”, titull i një kënge të vitit 1989 të Gordana Lazareviqit. Vidovdani është edhe një nga festat më të rëndësishme fetare për Serbinë përmes së cilës kujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389, e të cilën e humbën nga Perandoria Osmane.

Vërtetë gjest shumë i ulët nga një tenist me famë Botërore, famë kjo që i bie në ujë me këto gjeste primitive, kur tashmë e gjithë Bota e dinë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran tashmë e 12 vite.

Leave a Reply