Skuadra e Juventusit shënoi fitore 2:1 në transfertën në “Olimpiko” ndaj Romës në ndeshjen e fundit të javës së 19-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Golat për “biankonerët” në këtë ndeshje i shënuan turku Merih Demiral (3’) dhe Kristiano Ronaldo (10′) nga penaltia, ndërsa në të njëjtën mënyrë për Romën golin e vetëm e realizoi Diego Peroti (68′).
Është kjo fitorja e parë për “Zonjën e Vjetër” përballë Romës në “Olimpiko” që nga maji i vitit 2014-të.
Me këtë fitore Juventusi sërish morri kreun në “Serie A” me 48 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë, duke u shpallur kështu kampion dimri.
Juventusi falë golave të shënuar nga Demiral dhe Ronaldo mundi Romën (2:1) në "Olimpiko". Ishte kjo fitorja e parë për "Zonjën e Vjetër" në këtë stadium që nga maji i vitit 2014-të!!!❗️❗️❗️❗️❗️
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 12 януари 2020 г.