Reali i Madridit ka triumfuar në SuperKupën e Spanjës, teksa sonte në Xhedah të Arabisë Saudite në finale mundi Atletiko Madridit përmes ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0, ndërsa në ruletin e penaltive djelmoshat e Zinedin Zidan ishin të pagabueshëm, duke shënuar në të gjitha seritë (4:1).
Karvahal, Rodrygo, Modriç dhe Serhio Ramos ishin autorë të golave, ndërsa në anën tjetër futbollisti i vetëm që mposhti portierin Kurtua ishte Tripie, teksa në dy seritë e para gabuan Saul dhe Tomas.
Më i “merituari” ndoshta për këtë trofe të Realit është Federiko Valverde, i cili në minutën e 115-të u ndëshkua me të kuq, kur si futbollistë i fundit ndali në mënyrë të palejuar Alvaro Moratën, i cili doli i vetëm para portierit të “mbretërve”.
Për Realin ishte ky trofeu i 11-të në kuadër të SuperKupës së Spanjës, teksa kampion në këtë garë është Barcelona me 13 trofe.