Adnan Januzaj ka shënuar gol në fitoren 4:0 ndaj Ceuta, skuadër kjo që garon në ligat amatore të Spanjës, njofton “infOSport.mk”. Januzaj shënoi golin e dytë për Sociedadin, skuadër kjo që të gjithë golat i realizoi gjatë pjesës së dytë. Përveç Januzajt, dy gola të tjerë për Sociedadin shënoi Sanjalli, ndërsa një gol tjetër shënoi Muguruza.
Për Januzajn ishte ky goli i katërt në dy ndeshje të zhvilluara në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Mbretit, pas asaj “triplete” ndaj Becerill në 1/32 e finales.