Bregallnica gati për në elitë, përforcohet me dy futbollistë të ligës së parë!

Skuadra e Bregallnicës konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Shtipi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë menjëherë pas Bellasicës, ndërsa kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës të mendojnë për përforcime cilësore, që do e ndihmonin këtë skuadër për të arritur objektivin në fund, kualifikimin e drejtëpërdrejtë në elitën e futbollit vendor.

Kësisoj ata kanë arritur të nënshkrujanë me dy futbollistë nga Liga e Parë, Kristijan Ackovskin e Rabotniçkit dhe Darko Dodevin e Sileksit.

Mirëpo kjo nuk do të jetë e tëra, kur janë në pyetje përforcimet e reja, pasi ditëve në vijim në Shtip pritet të zbarkojnë ende emra të rinj.

Leave a Reply