Bardhi shënon në ruletin e penaltive, Levante kalon më tej në Kupën e Mbretit

Enis Bardhi dhe Levante janë kualifikuar për në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt përballa ekipit të Jaen, që garon në ligat e ulëta spanjolle u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Levante e Bardhit avansoi në minutën e 32-të me anë të Leon, ndërsa barazimin skuadrës vendase i’a solli Miguel Martin në minutën e 82-të.

Bardhi në këtë takim në lojë u inkuadrua në minutën e 64-të, në vend të Hernanit, ndërsa vlen të theksohet se Levante ndeshjen e mbylli me 9 futbollistë pas kartonëve të kuq të Vukçeviç dhe Kabako.

Ndryshe Levante në ruletin e penaltive shënoi fitore 5:4, ndërsa në mesin e golashënuesve ishte edhe Enis Bardhi, që doli të jetë i saktë në serinë e katërt.

Megjithatë meritat për këtë kualifikim të mëtejshëm në Kupën e Mbretit, i kishte portieri Oier, i cili ndali penaltinë e futbollistit vendas, Huanka Gonzales në serinë e fundit të ruletit.

Leave a Reply