Eshli Jang shumë shpejtë do të zyrtarizohet si lojtar i Interit.
Eksperti i merkatos italiane, Fabricio Romano raporton se futbollisti anglez i Mançester Junajtedit, Eshli Jang ka arritur marrëveshje personale me Interin, me të cilën skuadër pritet që të nënshkruajë kontratë 18 mujore.
Tani Inter është duke punuar që të mbyll marrëveshjen edhe me krerët e klubit anglez.
‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë kundër largimit të Jang së paku në janar, por dëshira e madhe e vetë futbollistit duket se do t’i bëjë që të ‘dorëzohen’, dhe të pajtohen me shitjen e tij.