Nuhiu mund Alioskin në betejën e parë, para asaj të 20 marsit në Shkup

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka dalë fitues përballë Ezgjan Alioskit të përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen që skuadrat e tyre e zhvilluan sot në kuadër të javës së 27-të në “Championship”, njofton “infOSport.mk”.

Atdhe Nuhiu me Shefilld Vendzen e tij bëri befasinë e javës, duke mundur Lidsin e Alioskit në transfertë me rezultatin 2:0.

Që të dy futbollistët shqiptarë në këtë ndeshje në lojë u inkuadruan nga banka rezervë, ndërsa Nuhiu në minutat shtesë të takimit i’a arriti qëllimit që të shënojë dhe të vulos fitoren e skuadrës së tij.

Për Nuhiun ishte ky goli i tretë sezonal, pas atyre ndaj Fulhamit dhe Çarltonit, teksa Alioski mbetet në kuotën e 5 golave të shënuar në gjithsej 23 ndeshje, po aq sa ka zhvilluar këtë edicion edhe sulmuesi kosovar me fanellën e Shefilldit, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë këta dy futbollistë do të takohen sërish kundër njëri tjetrit me 20 mars, kësaj rradhe në nivel kombëtaresh, kur në stadiumin “Todor Proeski” do të diskutojnë për finalen e madhe të Ligës së Kombeve.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova si dhe Bjellorusia – Gjeorgjia janë dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Ligës “D”, të kombeve, e ku skuadra fituese do të siguronte një biletë për në ndeshjet finale të EURO 2020.

Leave a Reply