Transferimin e sllovakut Jan Krivak te Shkëndija, që “infOSport.mk” e paralajmëroi dy ditë më parë, sot edhe u konfirmua nga ana e drejtuesve “kuqezi”.
Mbrojtësi 26-vjeçar bëhet futbollisti i katërt i ri në merkaton e janarit që i bashkohet skuadrës kampione të vendit, pas Ardin Dallkut, Valon Ahmedit dhe Aldair Netos. Jan Krivak pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, me Shkëndijën firmosi kontratë për 2 vite e gjysmë.
Lajmin që paralajmëruam ditë më parë, sot u bë realitet……… (http://www.infosport.mk/2020/01/09/jan-krivak-zevendeson-bejtullain-te-shkendija/)Jan Krivak vishet 🔴⚫
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 януари 2020 г.
Krivak i grumbulluar dy herë me përfaqësuesen e Sllovakisë në Tetovë vjen nga kampionati elitar i Çekisë ku për dy sezone luajti me MFK Karvina, ndërsa katër sezone në atdheun e tij është paraqitur me ekipin Podbrezova.
Krivak me MFK Kravina këtë edicion kishte zhvilluar vetëm 8 ndeshje (4 si titullarë), ndërsa gjithsej me këtë skuadër sllovaku 26-vjeçar numëronte 40 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.
Gjatë karrierës së tij,Krivak, gjithashtu kishte luajtur edhe me ekipin e Vranov në Sllovaki si dhe me ekipin austriak të Fershnitz.