Ish sulmuesi i FC Shkupit vazhdon te Renova edhe për një vit

Artan Veliu, i cili gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua Renovës nga rradhët e FC Shkupit, gjatë ditës së sotme ka vendosur të vazhdojë kontratën me “gjipspunuesit” edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Kontrata e tij skadoi me të përfunduar viti 2019-të, ndërsa sot palët arritën marrëveshje, që e njëjta të vazhdohet edhe për një vit tjetër, që don të thotë se sulmuesi 22-vjeçar nga Gostivari, pjesë e Renovës do të jetë deri në janar të vitit 2021.

Veliu me Renovën gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 9 ndeshje, në pjesën më të madhe si rezervistë, ndërsa në kuadër të elitës së futbollit vendor ai numëron gjithsej 29 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, me fanellën e FC Shkupit.

Pjesë e “pëllumbave” nga Çairi, Veliu ishte për një vit të plotë, ndërsa karrierën e tij e kishet nisur në vendlindje te skuadra e Gostivarit, për të pasur më pas dy aventura të shkurtëra te Vardari i Forinës dhe skuadra sllovake e FK Haniska.

Leave a Reply