Liverpullit i ka mjaftuar goli i brazilianit Firmino për të mundur Totenhamin në derbi ndeshjen e javës së 22-të në Premierligë, ndërsa gjithashtu edhe për të shkruar histori, njofton “infOSport.mk”.
Falë golit të Firminos në minutën e 37-të, Liverpulli arriti fitoren e 20-të nga gjithsej 21 ndeshje të zhvilluara, duke arritur në kuotën e 61 pikëve.
Është ky starti më i mirë në historinë e përgjithshme të klubit nga “Enfilld Roud”, i cili tashmë ka plotë 16 pikë më shumë se Lesteri i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më shumë.
Me fitoren e sontme Liverpulli i Jurgen Klop arriti edhe një rekord tjetër, startin më të mirë në historinë e TOP5 kampionateve më të mira në Europë.
Gjithashtu sonte me fitoren ndaj Totenhamit, skuadra e strategut gjerman theu rekordin e Mançester Sitit për starton më të mirë në Premierligë. Në sezonin 2017/2018 “citizens” në 21 ndeshje kishin tubuar 59 pikë, dy pikë më pak se Liverpulli.
Njëherit takimi i sotëm i zhvilluar në Londrën Veriore ishte i 38-ti me rradhë që Liverpulli nuk pësoi disfatë në Premierligë, që është një sezon i tërë, ndërsa ishte fitorja e 12-të me rradhë, që paralajmëron më në fund titullin kampion për skuadrën nga “Enfilld Roud”.