Stefan Kocev transferohet në kampionatin grek

Mbrojtësi i krahut, Stefan Kocev është bërë me skuadër të re, njofton “infOSport.mk”. 25 vjeçari nga Shtipi është transferuar në futbollin grek, te skuadra e Aspropyrgos Enosis.

Lajmin e kanë konfirmuar nga vetë klubi grek, mirëpo edhe vetë futbollisti, i cili ka shpërndarë foton e tij me skuadrën e re në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Kocev së fundmi ishte pjesë e Sileksit, ndërsa para se të rikthehej në Maqedoni, ai ishte pjesë e Superligës së Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e Lirisë së Prizrenit.

Para fillimit të merkatos emri i tij lidhej me një rikthim të mundshëm në futbollin kosovar, mirëpo tashmë gjithçka ka marrë fund, ashtu që Kocev për herë të parë në karrierën e tij do të provojë veten në futbollin grek. Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Bregallnicës së Shtipit, nga e cila korrikun e vitit 2017-të iu bashkua Lirisë së Prizrenit, ku qëndroi për një vit të plotë.

Leave a Reply