Skuadra e Milanit nuk është duke kaluar në një formë të mirë, ndaj drejtuesit e klubit “kuqezi” nga Milano po mendojnë të bëjnë ndryshime rrënjësore në skuadër, në mënyrë që klubin ta rikthejnë aty ku edhe e ka vendin.
Zvonomir Boban tash e disa kohë është duke kërkuar që këto ndryshime të ndodhin, mirëpo tentativat e tij u bllokuan nga “Elliot”, ndërsa tani raportohet se ata nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë një gjë të tillë, duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet klubi.
Vetëm lojtar si Zlatan Ibrahimoviç, Xhianluixhi Donaruma, Rafael Leao, Teo Hernandes, Ismael Benaser dhe Alesio Romanjoli cilësohen si të paprekshëm tani për tani nga drejtuesit “rosroner”, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës është në shitje.
Pepe Reina, Fabio Borini tanimë cilësohet si lojtar të larguar, ndërsa rosonerët kanë pranuar oferta edhe për sulmuesin polak, Krishtof Pjontek dhe mesfushorin, Frank Kesie.
Informacionet e fundit nga Italia, thonë se Milani është duke punuar në transferimin e Politanos nga Interi, si dhe qendërmbrojtësit Simon Kjaer nga Atalanta, për të cilët “infOSport.mk” ju ka njoftuar edhe ditë më parë.