Portieri spanjoll, Pepe Reina ka vendosur të largohet nga Milani, ndërsa destinacioni i tij i rradhës do të jetë sërish Premierliga.
Portieri spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje me Aston Villan në kontratë për gjashtë muaj me vazhdim automatik në rast të sigurimit të mbijetesës në Premierligë, raporton ‘’Calciomercato’’.
Milani nuk e kundërshton largimin e Reinas, i cili me “kuqezinjtë” ka kontratë deri në vitin 2021.
Kështu Reina rikthehet në Premierligë pas përvojës së bukur që kishte me Liverpullin nga viti 2005 deri në vitin 2013, që më pas të vijnë shenjat e para për largimin e tij, kur fillimisht u huazua ne Napoli, e më pas edhe te Bajerni i Munihut, që në fund, verën e vitit 2018, të përfundojë te Milani.
Te këta të fundit Reina ishte gjithnjë zgjidhje e dytë e trajnerëve, ashtu që me “kuqezinjtë” numëron vetëm 13 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet se në Premierligë ka të zhvilluara plotë 285 ndeshje.