Derisa Rafidine Abdullah kishte nënshkruar me dy skuadra në të njëjtën ditë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 15 minutash, në Kosovë ndodh që një futbollistë të ndryshojë 3 skuadra brenda një jave, shkruan “infOSport.mk”.
Fjala është për Atdhe Grajqevcin, 21-vjeçarin kosovar, i cili fillimisht me 4 janar u nda me Drenicën, që vetëm 3 ditë më vonë të nënshkruaj me Llapin. Me këta të fundit nënshkruajti kontratë për 3 vite, madje u prezantua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Podujeva, mirëpo e njëjta zgjati vetëm 3 ditë, që më pas me 10 janar të prezantohet te skuadra e KEK-ut.
Mbetet të shihet nëse kjo është e treta e vërteta, apo ndoshta Grajqevci dëshiron të futet në librin e Ginisit…!!!