Merkatoja e janarit dita ditës po bëhet edhe më interesante. Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, gjigandët anglez të Mançester Junajtedit janë shumë afër transferimit të Bruno Fernandesh, kapitenit të Sportingut të Lisbonës, të cilin tashmë po e ndjekin prej kohësh.
Është “Mundo Deportivo” që bënë të ditur një gjë të tillë, duke pohuar se “Djajtë e Kuq”, për shërbimet e mesfushorit portugez do të paguajnë plotë 70 milion euro. Një ofertë e tillë, me siguri që do të kënaqte drejtuesit e skuadrës portugeze, të cilët po hasin në probleme financiare, ndërsa shitja e kapitenit të tyre ndoshta do të zgjidhte disa nga borxhet që kanë.