FC Ferizaj dhe Bekim Isufi kanë vazhduar bashkëpunimin të paktën edhe për 6 muaj. Një gjë të tillë ka paralajmëruar klubi ferizajas përmes faqes zyrtare në “facebook”, ku gjithashtu paralajmërojnë se nesër (e shtunë), skuadra do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë në prag të stinorit pranveror.
Ferizaji stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 10-të me 18 pikë, 5 më pak se skuadra e 8-të në renditje, që njëherit siguron edhe mbijetesën. Ndërsa për të arritur një gjë të tillë drejtuesit e Ferizajit kanë paralajmëruar përforcime të reja, që pritet ti prezantojnë gjatë ditëve në vijim.