Edhe pse ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e trajnerit pas largimit të Goce Toleskit, drejtuesit e skuadrës së Ohrid Lihnidos që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, kanë filluar me përforcimin e skuadrës së tyre në prag të stinorit pranveror, ku si synim kanë mbijetesën, shkruan “infOSport.mk”.
Ata e filluan nga porta, duke nënshkruar me portierin veteran, Raif Mirseloski, i cili vjen nga rradhët e Vëllazërimit, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe sulmuesin e talentuar 19-vjeçar, Ujkan Muça.
Ky i fundit vjen nga rradhët e Korabit, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin.
Rikujtojmë Ohri pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli në pozitën e parafundit me 11 pikë, 7 më pak se Korabi i vendit të 8-të dhe Vardar Forina e vendit të 7-të.