Pas eliminimit në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës nga Atletiko e Madridit si dhe ecurisë së dobët në javët e fundit, te Barcelona po mendojnë për shkarkimin e trajnerit, Ernesto Valverde.
Sipas mediave spanjolle, një delegacion i klubit “katalunas” ka udhëtuar drejt Dohas në Katar për të bindur ish-mesfushorin e tyre, Çavi Hernandez për të marrë drejtimin e Barcelonës.
Aktualisht Çavi drejton skuadrën e Al Sadd, mirëpo një ofertë nga klubi i tij i zemrës, me siguri që do të kishte qenë e mirëseardhur për legjendën e gjallë të skuadrës nga “Kamp Nou”, i cili njeh shumë mirë ambientin te Barcelona.