Skuadra e Teutës ka bërë edhe goditjen e parë në merkato, teksa sot ka prezantuar sulmuesin gjigand, Idelino Gomes Colubali. Bëhet fjalë për një futbollistë 26-vjeçar, me një gjatësi prej 204 cm, nga i cili priten shumë gola, por njëkohësisht do të jetë i vështirë edhe për mbrojtësit e Superiores.
Colubali te Teuta vjen nga kampionati i Gjibraltarit, ku së fundmi ishte pjesë e FC Lincoln, ndërsa gjithë pjesën tjetër të karrierës e ka zhvilluar në Portugali, me përjashtim të 5 muajve të fundit të vitit 2012-të, kur kishte provuar veten në Norvegji, duke qenë pjesë e skuadrës së FK Jerv.
Rikujtojmë Teuta pjesën e parë të kampionatit në elitën e futbollit shqiptarë, e mbylli në pozitën e 5-të me 28 pikë, vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Kukësi.