Akademia Pandev të mërkurën edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa bashkë me ta drejtuesit e klubit kanë meduar edhe përforcimin e skuadrës, njofton “infOSport.mk”. Te skuadra nga Strumica stinorin pranveror do të luaj edhe sulmuesi shkodran, Ndue Mujeci, i cili foli ekskluzivisht për portalin tonë, duke zbuluar se Akademia Pandev një kohë më të gjatë e kërkonte atë, ndërsa vendimtare kanë qenë edhe ambiciet e klubit të tij të ri.
“Kërkesa e klubit ka qenë e vazhdushme. Më kanë kontaktuar njerëz të ndryshëm për të njëjtin klub, dhe duke pasur në konsideratë dëshirën e madhe të klubit, vendosa të vi tek Alademija Pandev, sepse synimi i klubit janë vendet e para dhe ajo më përshtatet edhe mua në planin individual. Por gjithmonë objektivi i parë është të arrihen kërkesat e klubit, pastaj vjen objektivi personal” – tha fillimisht Ndue Mujeci, sulmuesi i ri i Akademia Pandev, i cili në pyetjen tonë se sa ka njohuri për kampionatin elitarë të Maqedonisë, erdhi me këtë përgjigje:
“Them të drejtën kam dijeni sepse këtu luan Shkëndija, edhe në mediat shqiptare gjithmonë ka edhe hapësirë për Shkëndijën”.
NDUE MUJECI🗣 “Them të drejtën kam dijeni sepse këtu luan Shkëndija, edhe në mediat shqiptare gjithmonë ka edhe hapësirë…
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 9 януари 2020 г.
Sulmuesi shkodran i cili hapat e parë i kishte bërë te Vllaznia, që më pas të luante edhe tek Ada e Velipojës në Kategorinë e Parë, karrierën ndërkombëtare e kishte nisur që prej vitit 2014-të.
Ai kishte luajtur për tre sezone në Letoni me ekipin e Ventspils, ku në dy edicionet e para shkëlqeu duke realizuar 23 gola, që më pas të provonte të luante edhe në Kupat e Europës. Stacioni i tij i radhës ishte Bullgaria, dhe klubet si OFK Pirin dhe Dunav Ruse, që verën e vitit 2017-të transferohet në Gjeorgji, aty ku veshi fanellën e Saburtalo. Happy Valley në Hong Kong dhe dy klubet Gençlik Guçu dhe Çihangir GSK në Qipron Veriore ishin përvojat e fundit të Mujecit, i cili tanimë do provojë një eksperiencë të re me Akademija Pandev në futbollin tonë eitarë.