Struga Trim Lum miqësore me Vllazninë e Shkodrës

Struga Trim Lum tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa paralelisht drejtuesit e klubit po mendojnë për aranzhimin e ndeshjeve miqësore, përmes të cilave trajneri Jeton Beqiri do të ketë një pasqyrë më të mirë rreth boshtit të futbollistëve që do të ketë në disponim gjatë stinorit pranveror, e ku pritet që skuadra strugane të luaj sërish një rol të rëndësishëm, shkruan “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum siç kemi njoftuar deri me 20 janar do të qëndrojë në Strugë, aty ku do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve, ndërsa skuadra tashmë ka njohur edhe kundërshtarin e parë të kësaj faze.

Me 14 janar struganët në Ohër do të përballen me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa një ndeshje tjetër që është zyrtare, është edhe ajo kundër polakëve të Arka, që do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Drejt tokës turke  Struga Trim Lum do të udhëtojë me 21 janar, ku pritet të zhvillojë të paktën 4 miqësore me kundërshtarë të fortë, ndërsa në Strugë pritet të rikthehen me datë 5 shkurt.

Pikërisht në Antalia të Turqisë, trajneri Jeton Beqiri pritet të krijojë atë boshtin kryesor të skuadrës, i cili do të bartë peshën më të madhe të ndeshjeve gjatë stinorit pranveror, të cilin Struga Trim Lum do ta nis nga pozita e 6-të.

Leave a Reply