Pas Adilit, edhe Simeon Hristov i bashkohet Vllaznisë

Simeon Hristov ka vendosur ti bashkohet Vllaznisë së Shkodrës, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz, njofton “infOSport.mk”.

Hristov te Vllaznia u transferua nga rradhët e Borecit, te e cila skuadër luajti në 18 muajt e fundit, ndërsa me ekipin shkodran ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai në një prononcim për portalin tonë foli për impresionet e para dhe mikrpritjen që i kishin bërë futbollistët shkodran.

“Po, tash jam pjesë e Vllaznisë. Kemi precizuar të gjitha detajet, ashtu që tashmë ka mbetur vetëm firma, që do e firmosim kur të kthehemi në Shkodër. Jam mirëpritur shumë mirë nga shokët e skuadrës sime të re. Djemtë janë superior. Jam shumë i kënaqur nga kushtet që më janë ofruar, ndërsa në këto ditë që kemi punuar bashkë kam vetëm fjalë miradie edhe për stafin teknik me në krye Mirsad Jonuzin” – tha enkas për “infOSport.mk”, Simeon Hristov, i cili te Vllaznia do të bashkohet edhe me Filip Gligorov dhe Mevlan Adilin, i cili ditë më parë u prezantua te Vllaznia e Shkodrës, që stinorin vjeshtorë në Superligën e Shqipërisë e mbylli në pozitën e 7-të me 23 pikë.

Leave a Reply