Vllaznia e Shkodrës tashmë tre ditë është vendosur në Ohër, aty ku skuadra e trajnerit Mirsad Jonuz do të zhvillojë mini fazën përgatitore në prag të sfidave të Superiores që startojnë me 22 janar.
Derisa Aleksandar Ristevski është pranë largimit nga skuadra shkodrane, Simeon Hristov tashmë edhe zyrtarisht mund të logaritet si futbollistë i skuadrës së Vllaznisë.
Shkupjani 27-vjeçar siç mëson “infOSport.mk” ka precizuar të gjitha detajet me drejtuesit e skuadrës më të vjetër shqiptare, ndërsa të zezën mbi të bardhë do ta hedh vetëm pasi skuadra të kthehet në Shkodër.
Kështu Hristov i cili së fundmi mbronte ngjyrat e skuadrës së Borecit, bëhet futbollisti i tretë nga Maqedonia që do të luaj me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, pas Filip Gligorov dhe Mevlan Adilit, i cili ditë më parë firmosi me këtë skuadër nga Suuperliga shqiptare.