Makedonija Gj.P brenda një dite ka prezantuar dy futbollistë të rinj. Pas Martin Kovaçev, të cilin e prezantuan më herët gjatë ditës, drejtuesit e Makedonija GJ.P në orët e pasditës prezantuan edhe Filip Petrov, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 30-vjeçar, që luan në krahët e sulmit, ndërsa te Makedonija GJ.P erdhi nga rradhët e Borecit.
Përveç këtyre dy emrave, Makedonija GJ.P ditë më parë është përforcuar edhe me futbollistin e ri të talentuar, Lazar Peev, i cili së fundm ishte pjesë e Tikveshit.
Ndërkohë për momentin futbollisti i vetëm që është larguar nga rradhët e kësaj skuadre, është Benjamin Demir.