Kontrata e tij do të skadojë gjatë verës, por Kristian Eriksen vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar të dimrit.
Në vitet e kaluara, ai ka qenë vendimtar për Totenhamin, si dhe ekipin kombëtar danez, dhe nuk është habi që disa ekipe janë rreshtuar për shërbimet e tij.
Megjithatë sipas asaj që shkruan “Gazzetta Dello Sport”, në edicionin e saj të sotëm, Interi mbetet favorit për danezin.
Madje mediat në Angli shkruajnë se Eriksen tashmë ka zgjedhur Interin dhe është i gatshëm të largohet menjëherë nga Totenhami.
Në fakt, Mançester Junajtedi kishte arritur marrëveshje me skuadrën nga Londra pèr shumën e 23 milionë eurove, por ka qenë vetë Eriksen që ka refuzuar një transferim në “Olld Traford”.