E bujshme, Barcelona dhe Juve gati për një shkëmbim të madh

Barcelona dhe Juventusi thuhet se do të realizojnë një shkëmbim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Marrëdhënia pozitive midis krerëve të dy klubeve mund të shohë një marrëveshje interesante shkëmbimi.

Sipas të përditshmes italiane “Calciomercato”, shkëmbimi mes dy klubeve të mëdha do të përfshinte mesfushorin Ivan Rakitiç dhe anësorin Federiko Bernardeski.

Asnjë marrëveshje e tillë nuk do të shfrytëzohej në afatin aktual, por është një mundësi që të dy palët janë të gatshme të eksplorojnë gjatë verës.

Në rast shkëmbimi, sigurisht se klubit “katalunas” do t’i binte të shtonte edhe të holla, pasi Bernadeski është lojtar më i ri dhe me vlerë më të madhe.

 

Leave a Reply