Bombë nga Milano, Politano i thotë “PO”, Milanit

Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimoviç, Milani është duke kërkuar një tjetër futbollistë për të shpëtuar sezonin.

Drejtuesit e skuadrës “kuqezi” nga Milano gjatë ditës së djeshme janë takuar me agjentët e lojtarit të Interit, Mateo Politano, i cili sipas “Gianluca Di Marzio”, ka pranuar të transferohet te fqinjët e Milanit, pasi e ka humbur vendin e titullarit te Interi.

Politano nën drejtimin e Antonio Kontes, me Interin ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje, ndërsa dëshira e vetë futbollistit është që të luaj në vazhdimësi.

Së shpejti pritet që të fillojnë bisedimet edhe në nivel klubesh, derisa largimi i Pjontek dhe Borinit mund të sjell të ardhura në klubin “kuq e zi”, që patjetër duhet të bëjë një merkato cilësore, nëse dëshiron të luftojë të paktën për vendet e Liga Europa.

Leave a Reply