Skuadra kampione e vendit, Shkëndija ka prezantuar sulmuesin e krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto. Bëhet fjalë për lojtar 25 vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me “kuqezinjtë” ka firmosur kontratë bashkëpunimi për 6 muajt e ardhshëm, me opsion edhe për dy vite tjera, varësisht prej performansës së futbollistit në gjysmësezonin pranverorë.
Aldair Neto ishte pjesë e kampit një javor të organizuar nga KF Shkëndija në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor.
Shkëndija prezantoi sulmuesin portugez, Aldair Neto
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 8 януари 2020 г.
Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën.
25 vjeçari vjen nga kampionati i Uellsit ku u paraqit me Bangor City, ndërsa bëhet futbollisti i tretë i ri që i bashkohet Shkëndijës, pas Ardin Dallkut dhe Valon Ahmedit.