Gostivari sot startoi fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, ndërsa përveç trajnerit të ri, Birol Topçiu, në grumbullimin e parë të kësaj skuadre u vërejtën edhe 5 emrat e rinj, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për Ensar Lumën dhe Besar Rexhepin e Shkëndijës, Hasip Lokin që vjen nga rradhët e Dritës së Bogovinës dhe dyshen e FC Shkupit, Musli Lila dhe Xhemail Esati.
Megjithatë këto nuk pritet të jenë përforcimet e vetme të Gostivarit, pasi sipas kryetarit të Klubit, Vlerim Iseni, ditëve në vijim priten edhe disa emra të rinj.
“Këto janë emrat e parë, mirëpo mund të ju them se nuk do ndalemi me kaq, pasi në plan kemi edhe disa përforcime të tjera, që do të plotësonin skuadrën, por njëkohësisht do i ofronim kualitet më shumë trajnerit tonë, me të cilin shpresojmë të na ecën mbarë stinori pranveror, ku sërish synojmë kreun e tabelës” – tha enkas për “infOSport.mk” kryetari i KF Gostivari, Vlerim Iseni.
Ndërkohë përveç prurjeve të reja në skuadër, nga Gostivari janë larguar Leonard Kallaba, Ylber Alili dhe Agon Hashimi.