Edhe skuadra e Akademia Pandev sot ka startuar me përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. Fazën e parë skuadra do ta zhvillojë në Strumicë, aty ku do të qëndrojnë deri me 23 janar, ndërsa një ditë më pas do të udhëtojnë drejtë Turqisë, për tu vendosur në Antalia të Turqisë, ku pritet të qëndrojnë deri me datë 7 shkurt.
Në tokën turke ekipi i trajneri Jugosllav Trençovski do të zhvillojë edhe 6 ndeshje kontrolluese.
Përveç prurjeve të reja, që vijnë nga jashtë Maqedonisë, Angel Grançov nga Flamurtari i Prishtinës, Bojan Najdenov (së fundmi pjesë e Laçit në Shqipëri) dhe sulmuesit shqiptarë, Ndue Mujeci, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës qipriote të Çihangir, nga Akademia Pandev janë larguar portieri David Denkovski, mbrojtësi Mario Maslaq dhe sulmuesi Marko Rajkoviç.
Akademia Pandev stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 3-të, me vetëm një pikë më pak se Shkëndija e vendit të dytë dhe 9 më pak se Vardari i vendit të parë, ashtu që edhe këtë vit skuadra nga Strumica konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për në Europë.